• April 19, 2024 12:29 pm

Pas 2 ditësh me zero raste, koronavirusi rikthehet fort në Kukës

Ashtu edhe siç pritej, pas 2 ditësh me zero raste, sot në Kukës koronavirusi Covid-19 është rikthyer fort, me disa raste.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar në Kukës, 7 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu janë shënuar edhe 3 raste të reja me koronavirus në Has.

‘Në 24 orët e fundit janë kryer 835 testime dhe janë identifikuar 116 qytetarë të prekur nga virusi SARS COV2.

150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5732 që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë’, bëri të ditur sot ministria e Shëndetësisë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *