• April 19, 2024 8:54 pm

Pas 20 vitesh në mërgim, emigranti shpreson dëshpërimisht që të punojë në Kukësin e tij

Mar 28, 2022

Nezir Toçi, nga Kukësi, pas gati 20 vitesh në emigrim, u rikthye në vendlindjen e tij me shpresën e madhe që gjithçka ka fituar, ta investojë në vendin e tij.

Mungesa e krahut të punës nuk e stepi, pasi gjithçka e bën vetë në ngritjen e ëndrrës së tij, por ajo që i ka lënë shijen më të hidhur dhe që i ka dhënë zhgënjimin më të madh është mungesa e përkrahjes nga institucionet shtetërore. Një përkrahje e munguar, e cila është më domethënëse të cilësohet si pengesë.

“Nuk është se shqiptarët nuk kanë iniciativë për t’u kthyer e për të investuar, por shteti nuk ndihmon. Ajo që bën shteti është vetëm të pengojë”, shprehet Neziri.

I rikthyer thuajse në gjendjen zero sa i takon financave dhe kursimeve 20-vjeçare, Neziri ka kuptuar edhe se si funksionojnë zyrtarët e shtetit: “Të gjithë duan diçka, por unë lekët i kam bërë me djersë, jo me drogë”.

Kjo është edhe arsyeja kryesore, sipas tij, se përse rinia po ikën nga ky vend, duke e lënë në dorë të atyre burokratëve që Neziri nuk heziton t’i quajë si shushunja, por sërish ka një fije shprese, edhe pse nuk sheh dritë në fund të tunelit, që ndoshta fjalët e tij, do t’i dëgjojë dikush dhe të përkrahin njeriun e punës: “Duhet të lehtësohen gjërat burokratike”.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *