• Wed. Apr 24th, 2024

Pas largimeve, Kukësi blen ish-mesfushorin e Kamzës

Pas largimeve të shumta në skuadër, Kukësi tashmë duhet të fillojë të punojë për merkaton në hyrje.

Dhe, verilindorët nuk kanë humbur kohë, teksa pas zyrtarizimit të mbrojtësit Mehdi Hetemaj, tashmë kanë zyrtarizuar edhe një mesfushor.

Bëhet fjalë për Ersil Ymerin, i cili së fundmi është aktivizuar në Superligën e Kosovës me skuadrën e Llapit, ndërsa 26-vjeçari e njeh mirë edhe kampionatin shqiptar duke qenë se më parë ka qenë pjesë e klubeve si Kastrioti, Kamza, Veleçiku apo Laçi.

Kukësi njofton se Ymeri ka firmosur një kontratë dyvjeçare me verilindorët, ndërsa ditën e nesërme do t’i bashkohet shokëve të rinj të skuadrës për t’u vënë në dispozicion të trajneri Skënder Gega.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *