
Në nji katund ishte nji djal shumë i prapë, ia kish pru te hunda familjes po edhe kojshisë.
Kur u ba 18 vjeç u largue prej shpie, u bashkue me ushtrinë turke, dhe, arriti me u ba pashë.
Mbas nja 20 vitesh urdhnon ushtarët: shkoni në filan katund, merrni filan plak e ma bini ktu.
Ushtarët erdhën e e gjetën plakun, e lidhën tomruk, e vunë n’kerr e drejt e n’Tiranë, desha me thanë drejt e n’Stamboll te pasha.
– A po m’njeh kush jam unë, tha pasha.
– Jo, nuk po t’njoh, u përgjigj plaku.
– Jam djali yt, ai djali i prapë, që ti më thojshe se nuk bahem njeri. Qe, si po e sheh, jam ba pashë.
– Po, more, ban vaki, unë s’kam thanë që s’bahesh pashë, kam thanë që njeri nuk bahesh kurrë, – tha plaku.