Pasi u arrestua në Morin, këngëtarja Fjolla Morina përfundon në spitalin e Kukësit

Këngëtarja Fjolla Morina është ndaluar gjatë ditës së sotme në doganën e Morinit pasi në makinën e saj është gjetur një pistoletë dhe municion luftarak.

Ajo ishte duke udhëtuar me dy persona të tjerë, kur është kontrolluar nga policia në vijën e dytë të doganës.

Pas arrestimit ditën e sotme, këngëtarja Fjolla Morina është shoqëruar për në ambientet e paraburgimit, ku mësohet se ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Pas komplikacioneve ajo është transportuar në spitalin e Kukësit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.

Këngëtarja kosovare u ndalua në pikën kufitare të Morinës, pasi në makinën e saj i është gjetur një armë zjarri. Policia bazuar edhe në informacionet e marra, ka ndaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm mjetin tip ‘Audi’, me drejtuese shtetasen Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte në makinë me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip ‘Zoraki’, me 23 fishek. Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve; F. M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F. M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F. S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *