PD e Kukësit: Hyzmeqari i Vuçiçit, Edvin Rama, vijon me gjuhën e urrejtjes ndaj Kukësit

Partia Demokratike e Kukësit ka reaguar pas talljes që Edi Rama bëri sot ndaj të rinjve kuksianë, të cilët në mungesë të një të ardhme në vendin e tyre, vendosin të ikin me gomone drejt Anglisë.

Deklarata e PD-së së Kukësi:

Hyzmeqari i Vuçiçit të Serbisë, Edvin Rama, ky tradhëtar i kombit vijon me gjuhën e urrejtjes ndaj Kukësit e kuksianëve.

Mllefi i tij nuk njeh kufi.

Talljen, nëpërkëmbjen, burgosjen deri largimin me dhunë të të rejave e të rinjëve kuksianë, hasjanë, tropojanë por dhe të të gjithë Shqipërisë e ka objektiv madhor nga urdhërat e shefave të tij, Vuçiç e Putin!

Për shkak të persekutimeve shtetërore me nuanca krahinarizmi dhe bindjeje politike në shekullin 21, në Kukës janë me qindra e mijëra shtëpi të shkretuara, shkolla të boshatisura, rrugë dhe mjedise të heshtura, ku numri i antarëve të pjesës dërrmuese të familjeve është reduktuar në vetëm dy, të moshuar.

Ky monstër, që punon natë e ditë me planet më të errëta të qarqeve antikombëtare për të përzënë shqiptarët nga vatrat e tyre, merr guximin edhe të tallet me mundin, djersën e gjakun e të rinjve tanë.

Shqipëria e shqiptarët kurrë nuk kanë qenë në momente kritike të ekzistencës së tyre.

Prandaj, lipset një frymë për të vendosur nderin e dinjitetin e kombit tonë e detyrën ndaj atdheut për ta larguat një orë e më parë.

Në Kukës Edi Rama merr një përgjigje pothuaj unike: Do paguajmë gjithçka mundemi vetëm mos të të kemi ty kryeministër…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *