• April 19, 2024 5:28 am

Për çfarë vijnë në Kukës, forcat ‘Shqiponja’?

Nga dita e hënë në Kukës mësohet se do të vijnë policë të forcave ‘Shqiponja’.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Policisë së Kukësit, do të mbërrijnë 25 efektivë të kësaj strukture të krijuar në Tiranë.

Në fakt kjo është një strukturë që e ka Policia e Tiranës për shkak të madhësisë dhe numri të krimeve, por kohët e fundit këto forca janë shpërndarë në rrethe.

Nga hëna pranë drejtorisë së Policisë së Kukësit do zbarkojnë për disa muaj 25 efektivë të forcave ‘Shqiponja’ të cilët do të operojnë në të gjith qarkun e Kukës.

Objektiv i tyre do të jetë lufta ndaj narkotikëve dhe krime të tjera më të rëndë.

Nuk dihet arsyeja pse këto forca vijnë në Kukës, ndoshta për faktin se Policia e Kukësit ka dështuar në luftën ndaj këtyre krimeve.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *