• Tue. Apr 23rd, 2024

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një përleshje me armë zjarri mes dy personave, të cilët dyshohet të jenë bagjanakë mes vete.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ku thotë se pas përleshjes që ndodhi rreth orës 18:20, janë arrestuar dy të dyshuar.

‘Dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Policia ka sekuestruar tri armë zjarri, të tipit revole’, tha ai.

Njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Bëhet fjalë për dy personat me inicialet D. K., dhe S. D.

Motivet e përleshjes, sipas dëshmitarëve, e cila zgjati rreth 30 minuta dyshohet të jenë të hollat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *