
Arrestohet një 22 vjeçar në Has pas një konflikti me një 17 vjeçar.
Por pas ndërhyrjes, ai ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë.
Njoftimi i Policisë së Kukësit:
U konfliktua për motive të dobëta me një shtetas dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 22-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin T. M., 22 vjeç, banues në Bardhaj, Has.
Arrestimi i tij u bë pasi, në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. B., 17 vjeç, banues në Nikoliq, Has, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte.
Shtetasi T. M., pas konfliktit, ka tentuar të largohet me një mjet dhe në momentin e ndalimit, ka kundërshtuar me forcë shërbimet policore.
Gjithashtu u procedua shtetasi E. B., për veprën penale ‘Dëmtime të tjera me dashje’.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Goditjet për shkak të detyrës’ dhe ‘Dëmtime të tjera me dashje’.