• Wed. Apr 24th, 2024

Përleshje mes të rinjve, tre dibranë shpallen në kërkim

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mes një grupi personash në Dibër.

Policia njofton se ka shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes, pasi kanë goditur me sende të forta dy persona të tjerë.

Njoftimi i policisë së Dibrës:

U konfliktuan dhe më pas goditen me sende të forta dy shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, kanë shpallur në kërkim policor tre shtetas për veprat penale ‘Plagosje e lehtë me dashje’, kryer në bashkëpunim, dhe ‘Kanosja’, dhe konkretisht : L. T; D. T; A. B., banues në Dibër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin në qytetin e Peshkopisë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasit U. A., 39 vjeç, dhe K. S., 27 vjeç, banues në Dibër.

Vijon puna për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *