
Aventura e Mirel Josës me skuadrën e Kukësit ka zgjatur shumë pak, pasi presidenti i nderit Safet Gjici ka njoftuar mbylljen e marrëveshjes me trajnerin kryeqytetas.
Ndërkohë Pero Pejiç rikthehet në Shqipëri për të kontribuar në ish-skuadrën e tij Kukësin, ku sipas Gjicit pritet vetëm vendimi i klubit se çfarë detyre do të marrë ish-sulmuesi.
Gjici tha se ai do të jetë pjesë e stafit.
Skuadra e Kukësit e mbylli në vendin e 6 të Kategorisë Superiore, ndërsa u eliminua në çerekfinale në Kupën e Shqipërisë duke mos arritur objektivat e vendosur.
Pejiç ka qenë ndër të fundit sulmues tek Kukësi që në sezonin 2014/15 ka shënuar 31 gola dhe në sezonin 2016/2017 28 gola, një profil i tillë mungon prej vitesh në Superiore.