• April 19, 2024 12:49 am

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur pranë Rubikut.

Një person ka humbur jetën si pasojë e përplasjes se 2 automjeteve, ndersa një tjetër është plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tirane.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Policia Lezhë/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Rrëshen ,në vendin e quajtur “Skuraj”, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj.N.,është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin M.Sh.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime duke gjetur vdekjen shtetasja D.N.,70 vjeçe, e cila ndodhej pasagjere në mjetin tip “Benz”,me drejtues shtetasin Gj.N.

Grupi hetimor ndodhët në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *