
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit.
Në zonën e Fanit, janë përplasur dy makina me targa të Kosovës.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka viktima, por janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për në spital.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa besohet se shkak të jetë parakalimi i njërit prej mjeteve si dhe shpejtësia me të cilën po udhëtonin.
Edhe kushtet atmosferike të mëngjesit, me ngrica kanë ndikuar në paqëndrueshmërinë e mjeteve në rrugë.
Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.