• Wed. Apr 24th, 2024

Përqasje mes Eposit të Kreshnikëve dhe Iliadës-Shkruan Sulejman Dida

E, n’daç me dijtë për fisin tim të ndritun
çfarë nami ka, këtë e di mirë gjithë bota.
Zeusi, që vrenjt e kthjell, s’pari lindi
prijësin Dardan, që themeloi Dardanien’. (Iliada, XX, 256-259)

Aleanca e herojve me qenie të perëndishme, përktasisht e Mujit etj. me zanat – te Eposi, e heronjve homerike me Athinajën, Herën… – te Iliada.

Thelbi i konfliktit, rrëmbimi. Paridi rrëmben Helenën, kreshniku ‘rrëmben’ Tanushën. Statusi sicial, e para nji nga gratë e mbretit (Menelaut) e dyta bija e krajlit. Për nga bukuria, që të dyja janë cilësue si ‘të bukurat e dheut’, Tanushën vetë e kam pa… Gjumi si nji përmasë e botës së nënvetëdijes – te Iliada, nga ana tjetër andrra si komunikim dhe shejë e asaj përmase – te Eposi. Halili duhet me pague nji gjbë prej 300 dhensh për grabitjen grues së huej, ndryshe përballet me shkatrrimin total.

Zemërimi i akejve apo trojësve me perënditë (me Zeusin, Herën, Athinajën, Afërditën…), nga ana tjetër thirrja e kreshnikut për zanat, për diellin, hanën.

Shqipja si shpend – nji ogur fatthanës për akejt, pëllumbi që fluturon për Halilin. Djegia dhe rrënimi total i Trojës te Iliada, djegia dhe rrënimi total i Kotorrit te Eposi.

Boshti i besimit: besa, dhanë prej zanave (te fuqia e Mujit), ‘kontrata’ e Athinës me vra Hektorin (përmes Akilit) dhe Hekuba, nana që e vjaton Hektorin, ashtu si Ajkuna e vajton Omerin.

Perandoritë dhe doktrinat, pushtimet dhe bashkjetesa e gjatë kanë ndryshue disa nga emnat dhe elementë të tjerë, por epopeja asht po ajo, ka ndodhë në mbretnitë e ilirëve, ne jemi pasardhës të tyne, por thjesht na e kanë grabitë aktin e trashgimisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *