Përse nuk funksionon shteti i së drejtës në Shqipëri?-Nga Admir Sinamati

6 min read

Partia Demokratike ka hyrë në fazën intensive të përzgjedhjes se kandidateve per deputetë në Kuvendin e shqipërisë në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Kësaj here përzgjedhja nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave ne PD ka vënë ‘rrjetë’ bazuar në kritere të rrepta.

Ndër ato kandidatura që mendojmë se nuk mbeten në këtë ‘rrjetë’ dhe do të marrë vlerësimin para anëtarësisë se PD dega Kukës eshtë edhe z. Admir Sinamati.

Dr. Sinamati vjen si një kandidat i mundshëm para kuksianëve si një prurje nga bota universitare. Doktori i shkencave mjekësore, punon prej vitesh si ekspert kërkimor shkencor në Institutin e Mjekësisë ligjore dhe Pedagog në Universitetin e Mjekësisë dhe disa universitete private.

Nga hulumtimet e Lumapost.net rezulton se Dr. Sinamati eshtë autor i dhjetra botimeve të artikujve shkencore ne revista të huaja dhe të vendit.

Është bashkautor në libra universitarë dhe recensues në shume libra dhe artikuj. Anëtar i akademive dhe shoqatave mjekoligjore ndërkombëtare.

Në politikë eshtë përfshirë qe herët në vitet e fillimit të Universitetit. Ka drejtuar Degën Studenti të PD nga viti 1998-2002, si kryetar i kësaj dege me shumë kontribute në jetën politike të PD në ato vite. Gjithashtu për shume vite ka qenë anëtar i kryesisë seë FRPSH.

Gjatë kësaj periudhe ka botuar një sere artikujsh dhe opinionesh politikë ne gazetat e perditshme.

Në vitin 2004-2005 ka qenë i përfshirë në një projekt të Institutit Demokratik Amerikan mbi Reformat e Partive Politike në Shqipëri ku ka qenë një nga zërat mbështetës të tezës ‘një anëtar një votë’.

Opinioni i tij është botuar në Fletoren Politike të NDI, që për hir të aktualitetit mendojmë ta sjellim ashtu siç është botuar 15 vite më parë.

Se sa do i shërbejë politikës dhe atij vetë teza e mbeshtetur dhe propoganduar ‘një anëtar një votë’ le të presim rezultatin e votimit te datës 25.09.2020.

Ju ftojme që sipas dëshirës ta lexoni dhe të jepni opinionin tuaj për Dr. Sinamatin.

(Ditët në vazhdim do sjellim para ndjekësve të faqes sonë edhe kandidatët tjerë të mundshëm të listës së PD)

Përse nuk funksionon shteti i së drejtës në Shqipëri?

Admir Sinamati

Prej kohësh kam kërkuar dhe po mundohem (duke u ballafaquar edhe me faktet e shumta të historisë dhe politikës) të bind veten se Shqipëria është një ndër të shumtat raste të tentativës për të konsoliduar shtetin dhe demokracinë. Nga e gjithë puna ime kërkimore (që vazhdon ende) dy janë rastet e ngjashme me atë që ndodh sot në Shqipëri.

E para thërret nga Lashtësia Romake, në shekullin e parë para Krishtit kur perandoria më e madhe e kohës u shkërmoq ngaqë perandori bleu votat e të urtëve.

E dyta është pak më e freskët, Gjermania e viteve 30, tentoi humnerën botërore pasi një grup deputetësh të asaj kohe po talleshin me regjimin. Kjo u bë shkas që brenda një kohe të shkurtër talljen ta përdorë njeriu më i mbrapshtë që ka njohur historia botërore dhe ta shndërrojë atë në katastrofën më të madhe humanitare. Duke uruar që diçka e përafërt të mos ndodhë kurrë në Shqipëri shpesh pyes veten: A funksionon shteti i së drejtës në Shqipëri? A jam unë një qytetar apo nënshtetas? Kush e ndërton shtetin garant?

Shpjegimet janë të shkurtra dhe të qarta.

Para disa kohësh pata mundësinë të debatoj më një njeri shumë të rëndësishëm të fushës të së drejtës madje ai është edhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Në bisedë e sipër ai disa herë e përmendi shprehjen ‘nënshtetasit shqiptarë. Fillimisht mendova se po fliste për të shkuarën. U tërhoqa shumë nga biseda e tij dhe koha foljore fliste për një të tashme të kryer. Ky politikan që dikur kishte dhënë drejtësi në emër të diktaturës së proletariatit më mbajti një leksion të gjatë për të mirat e shtetit garant. O ç’tragjikomedi brilante! Megjithë kakofoninë juridike të këtij zotërie, u ndava nga ai njëkohësisht i lumtur dhe i shqetësuar. Isha i lumtur ngaqë ishte një person i vjetër në moshë dhe se ishte deputet i një partie tjetër. I shqetësuar, se ky person është një person me shumë rëndësi në jetën e asaj partie madje edhe i komisionit parlamentar të ligjeve. U mërzita jashtë mase sepse ky person që mbart në pozicionin e tij politik një ngarkesë të konsiderueshme të homologëve të tij është në grupin ‘famëkeq’ të strukturimit të shtetit garant. Ai më quajti nënshtetas, madje edhe veten ashtu e quajti. Mendova që ishte gabim në fjalëformimin, por kuptova që edhe logjika e tij kështu funksiononte. U ndava nga ky sharlatan me një trofe të humbur; atë të qytetarit. Humba edhe atë që vjen pas kësaj trofeje. Kërkova argumenta për të rrëzuar gjykimin e këtij zotërie, por ishte e pamundur. U tremba kur me një logjikë të përafërt funksiononte mendja e një mikut tim jo shumë të rëndësishëm në partinë time. Fatmirësisht i vjetër në moshë, fatkeqësisht deputet.

Tirania e mendimit komunist ka lënë gjurmë të thella në këtë brez të dështuarish. Për t’iu përgjigjur një shqetësimi kategorik, shpesh kujtoj shprehjen e gjyshes time të urtë tek më thoshte: ‘Nuk bëhet triko e re me penj të vjetër, por ajo që thuret quhet triko’.

Shtetin garant e bëjnë ato që njohin më së miri filozofinë e votës së lirë, ato që nuk kanë ngarkesa nga ideologjia e diktaturës, ato që nuk mbushin kutitë e votimit, por që ftojnë njerëzit të votojnë në emër të kësaj kauze të shenjtë. Shtetin garant e bëjnë ata që garantojnë pasurinë më të madhe politike të qytetarëve, lirinë dhe votën e lirë. Por vota nuk dhunohet vetëm atëherë kur votohet për deputet apo drejtuesit lokal. Dhunimi është kthyer në praktikë pune në shumë parti politike në Shqipëri. Ato shkolla ku mendohet që do të dalin gardianët e mbrojtjes së shtetit garant po institucionalizojnë numërimin alla-stalinist të votës. Është provuar se pasojat që lindin nga votime të sfrocuara brenda radhëve të partive që drejtojnë sot qeverinë shqiptare janë transmetuar tek militantët e tyre në bazë duke provokuar hapur rënien e sistemit të votës së lirë, madje edhe e kanë konsumuar këtë vepër katër herë me radhë. Kongreset maoiste nuk i lënë frymë demokracisë.

Ato e mbysin atë nga anoksia, intoleranca dhe antivlera.

A e shpëton sistemin politik parimi ‘një anëtar një votë’?

Them me siguri se po. Ja arsyet:

  • Rrit mundësinë e përfshirjes në politikë të njerëzve seriozë me

njohuri në fushën e filozofisë të së drejtës;

  • Rrit mundësinë e rivalitetit dhe përsosmërinë;
  • Rrit nivelin e drejtimit si rezultat i rritjes së besueshmërisë;
  • Ngulit në mendjen e njerëzve logjikën që çdo votë ka forcë dhe

vlerë;

  • Mëson njerëzit të respektojnë dhe vlerësojnë peshën e votës;
  • Në mënyrë analoge, anëtarin e partisë e transformon në

qytetar të shtetit të së drejtës dhe jo në nënshtetas të nje regjimi tiranik.

Nëse arbitri mishëron dhe i përjeton çdo ditë, çdo natë të gjitha

këto cilësi atëherë ai kontribuon për të krijuar bazën e shtetit të së drejtës, bazuar në konkurrencën e partive politike që filozofinë e së drejtës e kanë shndërruar në institucion mendimi dhe veprimi politik.Shpresoj që kjo formë e të bërit politikë të distancojë nga drejtimi i shtetit monstrat deputetë që përmenda më sipër. Zoti më ndihtë!

P.S: Ky shkrim është botuar në;

‘Politikani i Ri’

Fletore e Akademisë për Udhëheqësi dhe Reformë Politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *