• April 20, 2024 12:58 am

“Pikiata” e Kukësit, nga pretendent në rrezik për Evropën, Longo gjen alibi

Mar 3, 2022

Nga një skuadër pretendente për titull dhe rival direkt i Tiranës, pas humbjes turpëruese 5-0 me Partizanin, Kukësi e sheh veten 14 pikë larg kreut dhe për të fituar kampionatin as që bëhet fjalë.

Madje verilindorët rrezikojnë shumë edhe pjesëmarrjen në Evropë, pasi edhe Partizani është afruar me 5 pikë. Kukësi në 1 muaj ka pësuar tre humbje të thella me rivalë direktë, së pari ishte Tirana që fitoi 4-0, pastaj laçi e mposhti 3-0 dhe së fundmi Partizani në shifrat 5-0.

Verilindorët që vetëm që nuk shënojnë, por pësojnë shumë, plot 30 gola në 23 javë, sa Egnatia dhe Skënderbeu i vendit të fundit vetëm Kastrioti e Teuta kanë pësuar shumë. Trajneri i Kukësit, Diego Longo, është munduar të gjejë sërish një alibi, teksa tha se ishte gjyqtari ai që e vendosi këtë duel me vendimet e tij.

Ai e quajti turp gjykimin ndaj Partizanit, ku sipas Longos, Kukësit iu anulua një gol në pjesën e dytë dhe arbitri vendosi gjithçka. Ndeshja e radhës është Kukësi-Vllaznia, në një sfidë ku për verilindorët nuk lejohet hapi fals.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *