• April 20, 2024 5:38 am

Është arrestuar autori i dyshuar për plagosjen në fshatin Shtiqën, Kukës.

Policia ka bërë të ditur se është arrestuar 56-vjeçari me inicialet E. M.

Ai për motive pronësi ka plagosur rreth orës 15:42 minuta 46-vjeçarin me inicialet. F. A.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit të  shpejtë të Policisë, pas disa minutash ndjekjeje, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën autori dyshohet se kreu plagosjen.

Më datë 24.04.2022, rreth orës 15:42, në fshatin Shtiqen, shtetasi E. M., 56 vjeç, pas një konflikti të çastit për motive pronësie, ka  plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin F. A., 46 vjeç, banues në fshatin Shtiqen dhe më pas është larguar me automjet.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin E. M., 56 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pistoletë, që dyshohet se ka përdorur autori (foto kryesore).

I plagosuri shtetasi F. A., ndodhet në spitalin e Kukësit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *