• Thu. Apr 25th, 2024

‘Plas’ grushti në miqësoren Kukësi – Bylisi

Sep 10, 2020

Miqësorja mes Kukësit dhe Bylysit, ka pasur tension të madh dhe është ndërprerë.

Kur po luhej minuta e 50-të e ndeshjes Kukësi-Bylisi, ka plasur grushti mes lojtarëve dhe menjëherë stafet respektive kanë vendosur të ndërpresin takimin që po zhvillohej në stadiumin e Librazhdit, shkruan panorama sport.

Shkak për tensionin kanë qenë ndërhyrjet e rënda, që kanë sjellë ndërhyrje të qëllimshme. Ndeshja ishte 0-1 në favor të Bylisit, që kishte shënuar me Ntephe në pjesën e parë.

Ky sherr nuk është i pari në miqësoret e verës së klubeve shqiptare, pasi edhe Turbina-Dinamo u ndërpre para pak ditësh për shkak të një sherri të nisur në fushën e blertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *