• Wed. Apr 24th, 2024

Po lahej në Drin, mbytet 12-vjeçarja në Dibër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arras të Dibrës, ku një vajzë 12 vjeçe është mbytur duke u larë në Drin.

Policia Dibër/ Informacion paraprak

Në vendin e quajtur ‘Ura e Lushes’,  njësia Administrative Arras,  një 12 vjeçare duke u larë në lumin Drin është mbytur.

Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të  së miturës.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *