Po shkonte në doganë e Bllatës, përmbyset makina

Një aksident ka ndodhur në aksin Maqellarë – Dogana e Bllatës, ku një mjet tip ‘Ford’ është përplasur me shkallët e një dyqani në anë të rrugës dhe është përmbysur.

Nga aksidenti është lënduar lehtë drejtuesi i tij i cili po udhëtonte i vetëm.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit Xhahit Tifekçiu ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shkallët e dyqanit dhe është përmbysur.

Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit ka shpëtuar me vetëm dëmtime të lehta.

Drejtuesi i mjetit ka marrë ndihmën e parë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *