Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në këmbim të pagesës, arrestohet 44 vjeçari në Kukës

Vijojnë kontrollet intensive për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve nga Policia Kufitare dhe DVP Kukës.

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihet në pranga 1 shtetas, i cili u kap duke transportuar me automjet, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Sekuestrohen automjeti dhe 900 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, në zbatim të planit të përbashkët të masave për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kanë vijuar kontrollet intesive, për këtë qëllim.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, në afërsi të kufirit me Kosovën, duke transportuar me automjet, 5 emigrantë të paligjshën, të cilët do t’i ndihmonte që të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe 900 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *