Policia e Kosovës do të vazhdojë kërkimet për Meledin Adilin të zhdukur në bjeshkë

Policia ka vazhduar kërkimin e Meledin Adilit nga fshati Borje i Shqipërisë, i zhdukur në zonën e Dragashit, ku në ndihmë kanë ardhur edhe Policia e Shqipërisë, Forca e Sigurisë së Kosovës, OJQ-ja e Kosovës për kërkim shpëtim, Policia e Maqedonisë në pjesën e saj dhe qytetarë nga Kosova e Shqipëria.

Gjatë kërkim – shpëtimit janë përdorur qentë e kërkimit, pajisje si motora terreni, dronë dhe paragllajd me motor.

“Kërkimi i personit do të vazhdojë, andaj Policia i falënderon të gjithë për bashkëpunimin dhe angazhimin e deritanishëm, dhe njëkohësisht  fton qytetarët nëse kanë ndonjë informacion ta njoftojnë Policinë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *