• April 20, 2024 11:10 am

Policia e Kukësit bën thirrje të gjithë qytetarëve që janë gjobitur gjatë pandemisë që të vijnë e të bëjnë kërkesë për faljen e gjobave.

Njoftim i rëndësishëm për qytetarët nga Policia e Kukësit:

Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 31, datë 07.10.2020 ‘Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues, të vendosura gjatë pandemisë së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 dhe familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore’, përkatësisht ato të vendosura dhe të paguara gjatë periudhës 17.04.2020 – 07.10.2020, bëjmë me dije se përfituesit (individët, subjektet) duhet të paraqiten pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, për të bërë kërkesën për kthimin e gjobave të paguara, lejeve/licencave dhe mjeteve të bllokuara.

Drejtoria Vendore e Policisë falënderon qytetarët që respektojnë masat e marra për parandalimin e COVID-19 dhe iu bën thirrje të gjithë qytetareve që të mbajnë maskat, me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni.

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *