• April 23, 2024 10:23 am

Popullsia e Kukësit me rënien më të madhe në Shqipëri, lindjet bien me 37%

Treguesit demografikë të tremujorit të dytë treguan se popullsia e vendit po futet në një proçes rënie të parikuperueshëm pasi lindjet dhe vdekjet po shkojnë drejt barazimit.

INSTAT raportoi se shtesa natyrore e popullsisë (diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve) në 6-mujorin e parë të vitit 2020 në shkallë vendi pësoi rënie me 4,6 për qind.

Ndërkohë qarku i Kukësit krahasuar me qarqet e tjera në vend ka rënien më të madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Sipas INSTAT rënien më të madhe e ka qarku i Kukësit, me 37,0 %.

Sakaq,sipas INSTAT në tremujorin e dytë 2020 në qarkun e Kukësit është shënur numrër I vogël I vdekjeve me 117 vdekje.Ndryshe,shtesa natyrore e popullsisë në Shqipëri pritet të përkeqësohet më shumë në 6-mujorin e dytë të vitit, për shkak të numrit të lartë të viktimave që po krijon pandemia Covid-19.

Pandemia e cila e ka hyrë në një fazë intensive gjatë gjysmës së dytë të korrikut dhe gushtit pritet të përkeqësoje më shumë treguesit e popullsisë në vendin tonë.

Kujtojmë faktin se sipas raportimeve të Ministrisë së Shëndetësisë  deri më tani betejen me COVID-19 nuk kanë mundur ta fitojnë 5 qytetarë të Qarkut Kukës.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *