• April 20, 2024 2:42 am

I kërkuar për trafikim makinash, kapet edhe duke ecur pa patentë.

Bëhet fjalë për një 61-vjeçar nga fshati Balloc i Kosovës, i cili është vënë në pranga në doganën e Morinit.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:

Vihet në pranga 1 shtetas, për veprat penale ‘Trafikimi i mjeteve motorike’ dhe ‘Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt’.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës në bashkëpunim me Policinë Kufitare Morin, në zbatim të planit masave për goditjen e trafikimit të mjeteve motorike, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar, Hajdar Kaqanolli, 61 vjeç, banues Balloc, Kosovë.

Në hyrje të pikës së Kalimit Kufitar Morin, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, automjeti tip ‘Nisan’ që drejtonte ky shtetas, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Gjermania, pasi ishte i vjedhur në Gjermani.

Gjithashtu, nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin i pa pajisur me leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale ‘Trafikimi i mjeteve motorike’ dhe ‘Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt’.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *