• Wed. Apr 24th, 2024

Prefekti rrëzon Gjicin, nuk ja heq titullin Veton Surroit

Prefekti i Qarkut të Kukësit Zenel Kuçana refuzon heqjen e titullit ‘Qytetar Nderi’ për Veton Surroin.

Mësohet se Prefekti ka rrëzuar vendimin e Këshillit të Qarkut të Kukësit, i cili i hoqi këtë titull publicistit dhe analistit kosovar, Veton Surroi.

Politikani i njohur e kishte marrë këtë titull nga Këshilli i Qarkut të Kukësit në vitin 2015, por që iu hoq pak ditë më parë, vendim ky që ngjalli polemika të shumta.

Vetë kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, sqaroi se Vetoin Surroit i është hequr titulli ‘Qytetar Nderi’, për shkak të fushatës së tij mediatike dhe politike kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *