• April 20, 2024 2:37 pm

Enkeleid Dobi është prezantuar si trajneri i ri i Kukësit, pak ditë pas largimit të Skënder Gegës nga ky post.

Dobi ishte kandidati i parë i zgjedhur nga presidenti i klubit, Safet Gjici dhe prezantimi i tij u bë mëngjesin e kësaj të hëne, për të nisur menjëherë nga puna.

Prej vitesh, Ekeleid Dobi jeton në Poloni ku ka drejtuar disa skuadra, ndërsa tani është gati aventurën e tij të parë si trajner në Superligën shqiptare. Detyra e tij për ta ringjitur Kukësin në tabelë do të jetë e vështirë pasi në 4 javë kampionat, verilindorët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *