• April 20, 2024 4:58 am

Arrestime të shumta në doganën e Morinit dhe Vërmicës

Një operacion policor i nisur në Kosovë dhe i koduar ‘Pika’ është shtrirë dhe në Shqipëri.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet janë bërë edhe nga SPAK në Shqipëri dhe janë 50 persona që do të ndalohen.

Disa prej të arrestuarve janë punonjës policie të Shqipërisë në doganën e Morinit, Vërmicës dhe më tej.

Mësohet se janë dhjetëra policë që do të arrestohen në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ata akuzohen për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *