Prizren: Një i arrestuar për dhunë në familje

Një person është arrestuar në Prizren pasi dyshohet se ka kryer dhunë në familje.

Pas arrestimit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve në stacionin policor.

Masa e ndalimit në stacionin policor i është shqiptuar edhe një të dyshuari tjetër për armëmbajtje pa leje.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit në Prizren janë ngritur shtatë aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Në këto aktakuza po akuzohen 13 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *