• Thu. Apr 25th, 2024

Protesta te dogana, Policia e Kukësit merr nën hetim dy persona

Jan 25, 2022

Policia ka proceduar penalisht 2 persona të cilët morën pjesë në protestën e djeshme të organizuar në kufi me Kosovën, pasi nuk u lejuan të kalonin në kufi pa u vaksinuar me tre doza të vaksinave.

Janë proceduar shtetasit R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës.

Ata e kanë kundërshtuar një masë të tillë, pasi edhe në rastin kur janë të vaksinuar me të dyja dozat, u kërkohet edhe një test PCR që kushton 30 euro.

Njoftimi i Policisë së Kukësit:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprat penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ dhe ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’, shtetasit R. M., 64 vjeç dhe M. F., 37 vjeç, banues në Kukës, pasi në PKK Morinë, kanë organizuar protestë pa lejen e organeve kompetente, duke bllokuar lëvizjen e lirë të qarkullimit të mjeteve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *