• April 19, 2024 11:08 pm

Pse po i largon lojtarët Kukësi? Ja kush është ikja e radhës

Klubi i Kukësit ka zyrtarizuar largimin e Emiljano Mustës.

Edhe pse vetëm pak kohë më parë futbollisti kishte nënshkruar kontratë 2-vjeçare, klubi verilindor njofton për vendimin e mistershëm.

Tri largime të rëndësishme brenda pak ditësh nga skuadra e Kukësit: Obanor, Bruno Telushi dhe së fundmi Musta i cili së shpejti do t’i bashkohet Laçit.

NJOFTIM I KLUBIT!

Emiljano Musta nuk është më pjesë e Kukësit! Mbrojtësi nga Elbasani ka mbyllur sot aventurën e tij me skuadrën tonë. Pas një diskutimi mes klubit dhe futbollistit, u arrit marrëveshja për zgjidhjen e kontratës.

Klubi i Kukësit e falënderon Emiljano Mustën për kontributin e dhënë me fanellën e Kukësit dhe i uron suksese në të ardhmen. Faleminderit Emiljano!

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *