• April 23, 2024 9:26 am

Tjetër zyrtarizim nga Kukësi në orët e fundit të merkatos verore.

Klubi verilindor ka njoftuar se sulmuesi Artiom Puntus është përforcimi më i ri. Futbollisti 26-vjeçar ka firmosur kontratë dyvjeçare.

Sulmuesi moldav vjen te Kukësi nga ekipi i Milsamit në kampionatin moldav, aty ku në 7 javët e para të këtij sezoni është aktivizuar si titullar në 6 prej tyre ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asiste.

Sulmuesi 26-vjeçar ka fituar titullin kampion në Moldavi me Sherif Tiraspolin si edhe Kupën e Moldavisë me Petrocub Hincesti.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Artiom Puntus

Mosha: 26 vjeç

Kombësia: Moldav

Gjatësia: 1.80 m

Pozicioni: Sulmues

Klubet e meparshme: Sherif Tiraspol, Saxan, Petrocub, Sfintul Gheorghe

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *