Pushteti i krimit e velinave rilindase!-Nga Flamur Hoxha

Një nga krimet e rënda elektorale të Rilindjes se Edi Rames ne zgjedhjet e 25 prillit ishte blerja e votave me këmbim me vende pune në administratën e shtetit.

Shifrat e sakta sa e ka shtuar administratën nuk i lejon qeveria të dihen se Rilindja e ka shtetin privat, por nga brenda zyrave të shtetit mësohet se për trafik votash e për këmbim votash me vende pune për rilindas janë shtuar nga 10 deri 16 përqind vende pune në gjithë administratën e shtetit në 2021.

Shteti duhet zvogëluar në administratë, se po zvogëlohet popullsia nga emigrimi si prej kolere, ndërkohë Rilindja shton administratë për vota.

Këtë e pashë dhe ndjeva në qarkun e Kukesit ku drejtova fushatën elektorale 2021 si drejtues politik dhe fituam thelle me mbi 11 mijë vota mbi rilindjen, në qarkun të cilit ia grabisin përditë pasuritë e resurset pa i dhënë asgjë në këmbim dhe e shtojnë mjerimin e dëshpërimin e njerzve aty.

Veç metodave të tjera të blerjes së votave, që para Pandemisë Covid,rilindje 2013 në cdo cep te Shqipërisë bëri këtë krim poshtërues me të punësuar që paraqiten vetëm në bankomate një herë në muaj.

Velinat rilindase kanë filluar akuzojnë njëra tjetrën pasi rivalizojnë njëra tjetrën dhe shqiptarët janë të dënuar të shohin shou rilindasish sikur ne kete vend nuk ka asgjë tjetër.

Mijëra shqiptarë të tjerë të aftë rrinë në pritje të ndonjë pune, emërimi, në pritje të mëshirës qeveritare.

Me dhjetra të tjerë bën estrade Edi Rama me ekselencat e tij si me ambasadorët e tij kulturore…. Nuk rrit rroga, as pensione, heq ndihmat ekonomike që janë sa një thes mielli dhe ky shtet u gjendet vetëm disa rilindasve, ndaj qytetarëve të tjerë që nuk janë të sektit të rilindjes është shtet njerke.

Pajtimi me të keqen apo dorëzimi para saj janë kërcënimet me te rënda ndaj nesh. Rilindja ka aftësi propagandë të zhvendosë vëmendjen për të zbehur problemet që po agravojnë përditë e më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *