
Kolona të gjata janë shkaktuar pasditen e së dielës në pikën kufitare në Morinit.
Shumë pushues, zgjodhën që fundjavën ta kalojnë në bregdetin shqiptar.
Por në kthimin detyrohen të presin gjatë në doganën e Vermicës për të hyrë në Kosovë.
Radha e automjeteve është krijuar pasi pala kosovare në pikën kufitare po kontrollon temperaturën trupore të çdo udhëtari.
Kjo është një nga masat anti-covid të vendosura nga vendi fqinj, pas rritjes së numrit të të infektuarve nga koronavirusi.