• Wed. Apr 24th, 2024

Rama e do mandatin e 3-të me përfundu projektin që ka nisë në Kosovë-Nga Sokol Kolgjini

Ndalimi i kualicioneve parazgjedhore, ndryshimi i kodit zgjedhorë dhe prezantimi i rritjes së pagave për kategoritë ma të mëdha të t’punsuemëve (arsim dhe shnetësi), më bindë se Rama nuk don në asnjë mënyrë me e leshue pushtetin, pavarsisht se ai dukshëm e ka humbë atë.

Kamngulja e tij m’ban me mendue se ai e don pushtetin ngaqë nuk e ka përfundue akoma misionin, i cili lidhet kryesisht me situatën në Kosovë. Ndoshta edhe asht i shtrenguem për kët, por sido, ky insistim na çon në situata të rrezikshme.

Shpërbamja e Jugosllavise natyrisht që ishte e planifikueme.

Për me e pasë ma të lehtë me shqiptarët, krejtve u interesonte një Shqipni e destabilizueme, e kjo duhesh pregaditë.

Situata konfliktuoze politike, rrenimi ekonomik me grumbullimin e kursimeve të qytetarëve në disa duar, administratoret e të cilëve ishin injorantë dhe lehtësisht të manipulueshëm si dhe grabitja e zgjedhjeve (1996) ishin elementët e mjaftueshëm për krijimin e një turme të irritueme.

Mjaftonte vetëm shkëndija.

Situata e sotme asht e njejtë, mungon vetëm grabitja e zgjedhjeve. Referue insistimit me mbajtë pushtetin me çdo kusht, kam frikë se edhe kjo po pregaditet me ndodh, e nëse po, ne do përserisim veten në të keqen tonë, në menyre të ngjashme por me efekt të njejtë.

Ne jemi humbësit e mëdhej.

Kët gja e kemi tregue shpesh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *