
Në një dalje publike nga selia e qeverisë, Edi Rama ka folur sot edhe për aeroportin e Kukësit.
Ai tha se kishte marrë një raport të plotë të punës deri më tani dhe pret që vitin tjetër aty të ulen avionët e parë.
Rama ka siguruar edhe njëherë tjetër se aeroporti i Kukësit do të nisë fluturimet shumë shpejt, por nuk i kurseu ironitë për PD.
‘Kuksianët e Londrës do t’i marr unë dhe do i ulë në Kukës që të vijnë të votojnë PD. 120 kuksianë do i sjellë unë falas, jo nga ato me pagesë’, tha Rama.