Raste të reja me koronavirus në Has

Ditën e sotme janë konfirmuar disa raste të reja me koronavirus Covid 19 në Has.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë bëhet fjalë për 4 raste me koronavirus.

Ndërkaq Kukësi dhe Tropoja nuk kanë raste te reja të raportuara sot.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1405 testime, 54 të shëruar, 302 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1405 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 10395 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë,

30 raste në Lushnje,

12 raste në Fier,

10 raste në Gjirokastër,

9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë,

8 raste në Gramsh,

5 raste në Krujë dhe Librazhd,

4 raste në Has dhe Peqin,

3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat,

2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë,

1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (22 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 302

Të shëruar ne 24 orë              54

Humbje jete në 24 orë            3

Testime ditore                                    1405

Testime totale                        112,969

Raste pozitive                 18250

Raste të shëruara          10395

Raste Aktive                    7390

Humbje jete                    465

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             3653

Durrës             724

Shkodër            494

Fier                   487

Korçë              459

Lezhë                369

Elbasan             334

Vlorë             285

Berat             217

Kukës                 178

Dibër              95

Gjirokastër        95

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *