Raste te reja me koronavirus në Kukës dhe në Tropojë

Raste të reja me koronavirus janë shënuar ditën e sotme në Kukës dhe në Tropojë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për 2 raste të reja me koronavirus në Kukës dhe  4 në Tropojë.

Ditët e fundit në Kukës nuk ka pasur raste te reja, ndërsa në Tropojë ka një numër të shtuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1055 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 182 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar në 9675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

61 raste në Tiranë,

19 në Shkodër,

12 në Korçë,

9 në Lushnje,

nga 7 raste në Fier, Berat,

nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec,

nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër, Prrenjas,

nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë,

nga 3 raste në Sarandë, Dibër,

nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd,

nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës.

Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Aktorja e Portokallisë: Nuk hyj në politikë për lek, me Ramën dua të ndryshoj Tropojën

Tue Oct 13 , 2020
Aktorja e spektaklit Portokalli, Arjola Demiri foli për angazhimin e saj në politikë. Në Open në Top Channnel u diskutua për artistët në politikë ku të ftaura janë artistë të ndryshëm. Demiri tha se e gjithë kjo nuk bëhet për interesa personale por për të bërë ndryshime në qytetin e […]