• April 18, 2024 11:56 pm

Raste të shumta me koronavirus janë raportuar ditën e sotme në qarkun e Kukësit.

Edhe pse Kukësi ka pasur disa raste, të shumta janë rastet në Has dhe në Tropojë.

Kështu, bëhet fjalë për 15 raste infektimi në Tropojë, 10 prej tyre janë në Has.

Ndërkaq në Kukës sot janë raportuar 8 raste me koronavirus.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2264 testime, 490 të shëruar, 801 raste të reja dhe 18 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.

Ju informojmë për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.264 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 349 testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 801 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

349 raste në Tiranë, 49 raste në Vlorë, 41 raste në Lushnje, 39 raste në Lezhë,

32 raste në Shkodër dhe Korçë, 31 raste në Tepelenë, 23 raste në Berat dhe Gjirokastër,

22 raste në Librazhd, 20 raste në Krujë dhe Mat, 16 raste në Durrës dhe Dibër,

15 raste në Tropojë, 10 raste në Has, 9 raste në Devoll dhe Kuçovë, 8 në Kukës,

7 në Malësi e Madhe, 6 raste në Elbasan dhe Mallakastër, 4 raste në Gramsh,

3 raste në Fier dhe Delvinë, 2 raste në Kavajë, Pukë, Bulqizë, 1 në Kurbin, Sarandë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.974 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 9 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasan, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Durrësi dhe 1 qytetar nga Kruja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (04 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore                 801

Të shëruar ne 24 orë              490

Të shtruar në spitale               483

Humbje jete në 24 orë            18

Testime ditore                                      2.264

Testime totale                          199.326

Raste pozitive                      41.302

Raste të shëruara           20.974

Raste Aktive                    19.458

Humbje jete                     870

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10503

Durrës  1315

Elbasan  799

Fier  1443

Korçë  987

Vlorë  963

Shkodër  868

Lezhë  739

Berat  651

Gjirokastër  539

Kukës  404

Dibër  247

 

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *