• Fri. Apr 26th, 2024

Raste të shumta me Covid/ Ja sa ishin sot në Kukës dhe Tropojë

Janë rritur sërish rastet me koronavirus në Kukës.

Ministria e Shëndetësisë sot ka raportuar se në Kukës janë shënuar 12 raste të reja me Covid-19.

Ndërkaq një ditë më parë ishin vetëm 2 raste me koronavirus.

Në Has nuk ka raportime për raste të reja. Ndërkaq në Tropojë janë 4 raste të reja.

Aktualisht Kukësi ndodhet në zonën portokalli të pandemisë, ndërsa Tropoja në zonën e kuqe.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2508 testime, 93 të shëruar, 490 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,508 testime, prej të cilave 457 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 490 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

203 raste në Tiranë, nga 31 raste në Fier, Gjirokastër, nga 27 raste në Shkodër, Lezhë, 25 në Berat, 22 në Korçë, 19 në Elbasan, 13 në Lushnje, 12 në Kukës, 11 në Kavajë, nga 9 raste në Gramsh, Vlorë, nga 7 raste në Kurbin, Kuçovë, 6 në Malësi e Madhe, 5 në Sarandë, nga 4 raste në Mirditë, Tropojë, Tepelenë, nga 3 raste në Kolonjë, Mallakastër, nga 2 raste në Skrapar, Krujë, Durrës, Përmet.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,667 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 378 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 47 vjeçare nga Vlora, një 63 vjeçar, një 70 vjeçar dhe një 72 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar dhe një 71 vjeçar nga Durrësi, 83 vjeçare nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19.

Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (13 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                             490

Të shëruar ne 24 orë                         93

Të shtruar në spitale                           381

Humbje jete në 24 orë                                    7

Testime ditore                                               2,508

Testime totale              150,740

Raste pozitive               26,701

Raste të shëruara        12,667

Raste Aktive                 13,429

Humbje jete                 605

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             6640

Durrës             1115

Fier                   1004

Korçë                813

Shkodër            787

Elbasan             688

Vlorë    579

Lezhë    569

Berat    412

Gjirokastër       365

Kukës    322

Dibër   135

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *