• April 18, 2024 8:13 pm

Hasi ka shënuar disa raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në Has në 24 orët e fundit janë shënuar 5 raste me koronavirusin Covid-19.

Ndërkaq në Kukës është shënuar 1 rast.

‘Ju informojmë se vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 825 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me virusin SARSCOV2.

Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon:

68 të prekur në Tiranë,

8 raste në Lushnje,

6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër,

5 raste në Has,

4 raste në Krujë dhe Dibër,

3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë,

2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec,

1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe’, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *