Rastet e reja/ Rikthehet fort koronavirusi në Kukës

Numrat e rasteve të reja me koronavirus në Kukës, vazhdojnë të jenë të çuditshëm.

Ndërsa një ditë nuk ka asnjë rast, ditën tjetër ka disa raste dhe më pas sërish asnjë rast.

Kështu ka ndodhur edhe ditët e fundit, kur dje nuk kishte asnjë rast dhe para 2 ditësh vetëm 2 raste.

Por sot Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 7 raste në Kukës, ndërsa nuk ka asnjë rast në Has dhe Tropojë.

‘Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 796 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 84 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

28 raste në Tiranë, nga 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 7 raste në Kukës, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Mirditë, nga 2 raste në Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Korçë, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Divjakë, Malësi e Madhe’, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *