• April 19, 2024 7:23 pm

Reagim mbi ndalimin arbitrarë të çobanit e bjeshkatarit Akrem Onuzi-Nga Bekim Lekica

Reagim mbi ndalimin arbitrarë të çobanit e bjeshkatarit Akrem Onuzi.

Policia jonë me mburrje e krenari pohon “Ndaluam në flagrancë zjarrvënësin e kriminelin A.O 47 vjeç”. Deri këtu jemi në rregull mund të thotë dikush që lexon këtë komunikat të policisë. Por, e vërteta është krejtë ndryshe. Pse them këtë? Së pari, dje unë isha në ngjitje të malit të Gjallicës, tek vendi i quajtur “Kroi i kishës” në orën 10: 40 minuta takohem me Akremin e u pershëndetëm. Ai vijoj të ndiqte tufën e bagëtive unë vijova ngjitjen në maje. Pas dy orësh ritakohem prap në të njëjtin vend me Akremin. Ndërkohë bie telefoni i tij, ishte dikush i pyjores më tha Gjana,Gjana e kishte mbiemrin , paska ra zjarr në Sasat (largësia mes nesh e Sasatit zgjatë gati një orë e gjysëm, por pamja është shumë e qartë nga lartë) në moment foli në telefon me djalin e mitur që ishte tek stani e u morën vesh. Aty po digjeshin një krah shkurre e mbeturina afër stanit, djali i mitur nuk vonoj e fiki zjarrin për afër dhjetë minuta. Ai zjarr nuk dogji as bimësi apo pyje, por një krah shkurre me mbeturina. Akuza e zjarrvënjes po më duket çmenduri. Sa i takon armës pa leje, këtu ja arritët qëllimit!!! Po harruat se para dy vitesh ne apelonim e luteshim për jetën e Akremit, i cili u sulmua brutalishtë nga ariu gjatë kullotës së bagëtisë. Ajo armë shihet si formë për të trembur e parandaluar sulme të tjera nga kafsha e egër more të mjerë. E mund të thoni e ka pa leje, po po pa leje e ka. Keni nxjerrë një mijë e një kritere që atë dreq leje mos ta marrë kurrë një banor që e ka të nevojshme për ekzistencën e tij. Me këtë gjest të shëmtuar sot nuk bëmë gjë tjetër, por ndaluam një njeri që sa herë binte zjarr në mal ai shkonte i pari për ta fikur. Sa herë që marshonim në Sasat takoheshim me të vetmin bari të shpatit të Gjallicës. Sa herë vinin grupe turistësh e ekspeditash ndalesën e bënin tek stani i Akremit. Po a e besoni një gjë? Kujt më shumë se Akremit i dhimbset mali i Gjallicës?! Ne prej vitesh e kemi braktisur malin, ai vijon sakrificat e mbijetesës. E gjitha kjo ka vetëm një shpjegim:Situata e zjarreve me sa duket ka dalë me kohë nga duart e po shkrumbohen qindra hektar me pyje. Jo nga zjarret as nga Akremi, por nga mungesa e koordinimit, kapaciteteve e keqmenagjimi. E Akremi tani po përdoret si mbuloja e paaftësisë mbi vatrat e zjarreve.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *