
Situata e koronavirusit Covid-19 në Kukës duket se është drejt rëndimit.
Ditët e fundit shifrat kanë qenë të larta dhe ditën e sotme kanë shënuar rekord.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për 12 raste në Kukës gjatë 24 orëve të fundit.
Gjithashtu 2 raste janë shënuar në Has.
‘Nga totali i testimeve, 178 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:
50 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 12 raste në Kukës, nga 9 raste në Fier dhe Berat, nga 8 raste në Elbasan dhe Kolonjë, nga 7 raste në Krujë dhe Gramsh, 6 raste në Vlorë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Mirditë, Peqin, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Përmet, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Korçë, Mat, Pogradec, Ura Vajgurore, Divjakë, Dibër, Klos, Shijak, Skrapar, Vorë’, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.