
Reshjet e shiut kanë sjellë probleme në qytetin e Kukësit.
Në të gjitha akset: Kukës-Qafë Mali, Kukës-Has, Has-Tropojë, Kukës-Peshkopi e Kukës-Shishtavec, ka pasur rënie të gurëve dhe dherave.
Në aksin Kukës-Shishtavec ka patur probleme me qarkullimin e automjeteve.
Qytetarët shprehen se e kanë të pamundur kalimin në këto rrugë.