• Wed. Apr 24th, 2024

Replikë me studiuesin Shefqet Hoxha për toponimet në Breki-Nga Gëzim Allaraj

Feb 9, 2022

Toponimia (origjina, burimi i emrave të fshatrave dhe vendeve) në Topojan të Kukësit.

Një vështrim mbi studimet e vërteta shkencore dhe pabazushmërinë e disa autorëve.

Në librin e tij ‘Shqiptari Sinan Pashë Topojani’ autori Shefqet Hoxha nuk nguron aspak që toponimet Topojan dhe Breki t’i quaj si toponimi me origjinë sllave dhe fjalën breg burimore sllave(!?).

Por vetëm kaq dhe nuk ka as referenca shkencore dhe asnjë argumentim tjetër thjesht na e paraqet si të vërtet dhe të mirëqenë si toponimi sllave.

Pra si duket nga faqja e librit ai thotë: Emri Breqka është një formim prapashtesor; ka një rrënjë breg apelativ sllav i hyrë në gjuhën shqipe dhe prapashtësen-qe (që) po ashtu sllave. Pra sipas autorit fjala breg është sllave dhe toponimi Breki pra është sllav.

Le të shohim studiuesit më të mirë ilirologë në Kuvendin e vitit 1972 çfarë thonë për fjalën breg. Sipas tyre dhe me miratim pa asnjë kundërshti ata konkludojnë që fjala breg rrjedh nga ilirishtja: Berginium dhe edhe sllavët e kanë marrë po nga ilirishtja dhe se kanë të tyren pra kuptohet shqipja po e po pasi është e njëjta fjalë.

Pra toponimi Brekia, Brekqa siç e gjejmë të shkruar që nga vitet 1400 në dokumentet kadastrale osmane buron nga fjala breg është me burim ilir nga Berginium dhe aspak sllave.

Të këtij mendimi konkludiv dhe të bazuar në studime afat gjata janë të gjithë ilirologët edhe sllavë. Faktet, referencat e shkencëtareve të ilirologjisë nuk mund t’i anashkalojë askush dhe përpara se të publikojmë disa shkrime, libra etj dhe toponimet ilire t’i paraqesim si sllave (është e padrejtë dhe jokombëtare t’u referohemi autorëve serb apo arkivave serbe që dihet se kanë punuar tmerrësisht kundër çdo gjëje shqiptare dhe ilire dhe historia arkivore e tyre është antishqiptare jo shkencore dhe në interes të tyre) që duhet të kemi referenca shkencore objektive dhe jo konkluzione subjektive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *