Reshje dhe erë, ja si paraqitet situata e motit në Kukës

Situata e motit është karakterizuar me reshje shiu me intensitet mesatar  dhe i shoqëruar me erë në të gjithë Qarkun Kukës.

Më poshtë situata në qark:

Situata deri në orën 8:00 datë 9 shkurt 2021 në Qarkun Kukës është si më poshtë:

Situata e motit është karakterizuar me reshje shiu me intensitet mesatar  dhe i shoqëruar me erë në të gjithë Qarkun Kukës.

Rrugët nacionale të gjitha janë të kalueshme normalisht.

Ka patur rënie inertesh, gurësh në disa segmente rruge por pa probleme ne qarkullim.

Rrugët rurale në inventar të bashkive janë të qarkullueshme, përveç rrugëve që lidhin fshatrat Vranë, Salcë dhe Betoshë Njësia Administrative Lekbibaj, ndërsa rruga që lidh fshatin Vranë me Currajn është e bllokuar.

Nga bashkia Tropojë po punohet për sjelljen në normalitet të tyre.

Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun Kukës, përveç Nj.Ad Surroj e Kolsh Bashkia Kukës dhe fshatrat Salcë e Brisë Nj.Ad Lekbibaj bashkia Tropojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *