Reshje të mëdha në Kukës, bllokohen 10 familje në fshatin Mgullë

Në fshatin me Mgullë janë bllokuar 10 familje shkak i reshjeve të shumta të shiut.

Ky fshat ndodhet në krahinën e Malziut në njësinë jugperëndimore të Rrethit të Kukësit, ku siç shihet edhe nga pamjet prurjet e lumit janë shumë të mëdha dhe rrezikohen banesat dhe rrugët pranë kësaj zone.

Ende nuk ka një reagim nga autoritete për zgjidhjen e situatës së krijuar në fshatin Mgulle, ku disa banorë vazhdojnë të qëndrojnë të bllokuar shkak i prurjeve të larta të lumenjve të cilët kanë bllokuar rrugët në të cilën ata kalonin.

Banorët e fshatit Mgulle nuk mund të marrinë asnjë shërbim jashtë fshatit, qoftë ushqimor apo edhe shëndetësor për sa kohë rruga e tyre është nën ujë dhe nuk ndonjë ndihmë nga forcat e ushtrisë të cilat mund të veprojnë me makinat e ushtrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *