• April 20, 2024 12:26 pm

Reshje të mëdha shiu, ja si paraqitet gjendja në Kukës

Në Qarkun e Kukësit situata e motit është karakterizuar me reshje shiu me intensitet të lartë  dhe i shoqëruar me erë.

Pa energji elektrike janë fshatrat: Mamëz Njësia Administrative Kolsh, Njësia Administrative Surroj, Shishtavec, Topojan, Ujmisht, Bushtricë dhe Grykë Çajë.

Ka prani të rënies së gurëve në rrugët rurale por momentalisht të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Gjatë natës së mbrëmshme ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në intervale kohore edhe për qytetet e Kukësit dhe Krumës pas avarive të shkaktuara në Fierzë.

By admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *