• Wed. Apr 24th, 2024

Reshjet e shiut gjallërojnë bujqësinë, probleme në qytet

Kjo e mërkurë e ka gjetur Kukësin nën ‘pushtetin’ e reshjeve të shiut të cilat kanë qenë me dendësi të lartë.

Shiu ka shkaktuar probleme në rrugët dytësore të qytetit te amortizuara të cilat u mbushen me ujë duke sjellur veshtërsi në lëvizjen e qytetarëve.

Kjo situatë përsëritet sa herë ka rreshje shiu. Sakaq reshjet e shiut do të kënë ndik pozitiv sa i përket rezervave ujore.

Shiu i sotëm ka pasur impakt pozitiv edhe në bujqësi e pemtari, duke gjallëruar të mbjellat.

Ndërkaq pas disa muajve thatësirë, reshjet pritet të ndikojnë pozitivisht në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, i cili aktualisht është 279 m mbi nivelin e detit.

Ndërkohë, edhe basenet kryesore të ujësjellësit që furnizojnë me ujë të pijshëm qytetin pritet që të mbushen duke bërë që banorët të mos kenë mungesa siç kanë ndodhur në dy muajt e fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Reshjet e shiut do të zgjasin deri nga fundjava, ku pritet të ketë një përmirësim të motit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *